Valdet Januzaj me banorët e Shushicës së Epërme: Takimet me qytetarë na motivojnë për punë e angazhim

Kandidati për deputet nga Istogu, Valdet Januzaj, i cili garon në listën e VV-së po mbanë takime intensive me qytetarë, duke qenë pranë tyre dhe duke u premtuar mbështetje.

Ai sot ishte në Shushicë të Epërme, teksa përmes një shkrimi thotë se këto takime e motivojnë.

Ky është postimi i tij:

Bashkë me kandidatët tjerë, Liri Loshi dhe Agime Gashaj, si dhe kryetarin e Qendrës Agron Avdijaj, vizituam banorët e fshatit Shushicë e Epërme.

Takimet me qytetarë na motivojnë për punë e për angazhim maksimal.

44. Valdet Januzaj