Ulpiana dhe Dukagjini i ndajnë pikët

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Malisheva ka arritur fitore të madhe ndaj Ballkanit.

Ishte një ndeshje në të cilën shkëlqyen futbollistët vendas, atje ku triumfuan me rezultat 2 me 0.  Pefqeli dhe Pira shënuan për fitoren e madhe të skuadrës së drejtuar nga Arsim Thaqi.

Duhet cekur që futbollisti i Malishevës,Labinot Ibrahimi ka pësuar një lëndim të rëndë, duke e dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit.

Prishtina më në fund ka gjetur fitoren. Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 0 me 3 ndaj Feronikelit. John, Krasniqi dhe Sulley shënuan në këtë takim.

Ulpiana dhe Dukagjini i kanë ndarë pikët. 1 me 1 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi. Elton Basriu shënoi gabimisht në portën e tij, kurse Shala shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga më shumë se 30 metra për Dukagjinin.