Tragjike: Vdes 17 vjeçarja nga Peja, e cila u godit nga vetura dy muaj më parë

Ka vdekur sot 17 vjeçarja, Anjeza Ibërdemaj, e cila ishte goditur nga vetura derisa po zbriste nga autobusi në Nobërgjan të Pejës, më 2 tetor të këtij viti,

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët në rrjete sociale.

E ndjera për shkak të lëndimeve të rënda, të marra në kokë, ishte trajtuar në Klinikën Emergjente në QKUK, por që nuk mundi t’u mbijetojë.

Po atë ditë kur ndodhi akisdenti, ishte arrestuar nga policia personi i cili dyshohet se ka goditur me veturë 17 vjeçaren.