Temperatura të larta e thatësi, Italia shpall gjendje të jashtëzakonshme

Italia ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme në pesë rajone dhe ka ndarë fonde emergjente për shkak të një thatësie që po vjen duke u përkeqësuar në javët e fundit.

Kabineti miratoi një gjendje të jashtëzakonshme në pesë rajone – Friuli-Romagna, Friuli-Venezia Giulia, Lombardi, Piemonte dhe Veneto – deri më 31 dhjetor, tha qeveria në një deklaratë, duke njoftuar gjithashtu se ka ndarë 36.5 milionë euro për të ndihmuar të prekurit.

Italia po përballet me një valë të nxehti jashtëzakonisht të hershme dhe mungesë reshjesh, veçanërisht në një luginë bujqësore, e cila është goditur nga thatësira e saj më e rëndë në 70 vitet e fundit.

Gjendja e jashtëzakonshme ofron “mjete dhe kompetenca të jashtëzakonshme” për të ndihmuar në garantimin e sigurisë publike, kompensimin e humbjeve, ndërkohë që kërkon të garantojë kushte normale jetese për ata qytetarë në zonë.

Sipas sindikatës më të madhe bujqësore të vendit, Coldiretti, thatësira kërcënon më shumë se 30 për qind të prodhimit bujqësor kombëtar dhe gjysmën e fermave në këtë luginë.