Të shtëna armësh para Komunës në Zveçan

Ka filluar përleshja në mes të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që janë mbledhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit.

Nga pamjet që janë transmetuar live nga qytetarët shihet se është hedhur gaz si dhe dëgjohen krisma armësh.

Policia ka njoftuar se ka qenë duke i asistuar kryetarët e rinj të komunave të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin-Potokut të hyjnë në objektet e ndërtesave komunale.

Pas të shtënave para komunës së Zveçanit, serbët e tubuar janë dëgjuar duke thirrur “ubij”, që në shqip do të thotë “vrite”./Koha.net