Të rinjtë e Ujmirit, largojnë vullnetarisht mbeturinat nga fshati i tyre

Të rinjtë e fshatit Ujmirë, kanë marrë një iniciativë, për pastrimin e rrugëve nga mbeturinat, duke dhënë kështu një mesazh mjaftë të mirë, se ambienti ku jetojmë duhet të jetë i pastër.
Ky është postimi i një prej të rinjve të fshatit:

Sot, të gjithë të rinjët u bashkuam për pastrimin e fshatit nga mbeturinat.
Kontributin ndaj vendit e kemi obligim secili, andaj me përkushtim kontribuam secili për pastrimin e mjedisit të vendit tonë.
Aksione të ngjajshme do të organizojmë edhe herave tjera, me qëllim të mbajmë ambientin e pastër dhe të ngrisim vetëdijen tek secili qytetar për ruajtjen e ambientit.