Syla: Kam nderin edhe njëherë të jem pjesë e listës zgjedhore të AAK-së përkrahë Ramush Haradinajt

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla ia ka mësyer sërish postit të deputetit.

Në këto zgjedhjet ai mbanë numrin 11.

Syla përmes një shkrimi në Faceboook ka thënë se “Erdhi momenti që përsëri të kthehem të populli nga ku edhe dola si deputet në mandatin që shkoi”.

Ai shprehet se në këtë rrugëtim të ri, i pret një rrugë e gjatë me sfida të reja, por me besim e punë për një Kosovë më të mirë për ne dhe për të ardhmen e fëmijëve.

“Kam nderin edhe njëherë të jem pjesë e listës zgjedhore të AAK-së, ku përsëri krah për krah me Ramush Haradinajn të rrugëtoj përsëri në politikë. Kësaj radhe kam numrin 11”, është shprehur ai.

SHARE