“Superpuna”, ekzekutohen pagat për 500 punëtorët e parë

Qeveria e Kosovës ka bërë ekzekutimin e pagave për 500 punëtorët e parë të angazhuar në këtë projekt gjatë muajit shkurt.

Projekti në fjalë parasheh që të rinjtë prej moshës 18 deri në moshën 25 vjeçare mund të aplikojnë për punë.

Në këtë rast qeveria si ndërmjetëse mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve, ofron mbështetje për pagat në lartësinë e pagës minimale, që është 264 euro.

Në njoftim bëhet e ditur edhe hapat që duhet t’i ndjekin bizneset që rekrutojnë staf nga Superpuna.

Të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK);

Të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njejtë apo më të lartë sesa në shpalljen në superpuna;

Të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së.

Rikujtojmë që subvencionimi nga Qeveria bëhet me një muaj diferencë, ngase deklarimi i punëtorëve në ATK bëhet deri më datë 15 të muajit vijues të angazhimit. Pra, për punëtorët e angazhuar në muajin mars , deklarimi në ATK bëhet deri më 15 prill.

Për bizneset dhe punëkërkuesit e interesuar, regjistrimi në superpuna bëhet përmes vegëzës në vijim: https://superpuna.rks-gov.net