Sulmohet fizikisht një zyrtar i AKP në Istog

Një zyrtar i AKP – roje pylli është sulmuar fizikisht dje rreth orës 10:30 në fshatin Shushicë të Istogut.

Sipas Policisë së Kosovës, roja kishte dalë në teren në detyrë zyrtare dhe gjatë inspektimit kishte vërejtur gjurmë të automjetit të dyshuar për vjedhje pylli, të cilat gjurmë kishin përfunduar te shtëpia e të dyshuarit.Në konsultim me prokurorin është inicuar hetimi, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.