Sot, ditëlindja e Anton Çettës

Sot, është ditëlindja e Anton Çettës.

Anton Çetta u lind më 3 janar 1920 dhe vdiq më 4 nëntor 1995.

Çetta ishte shkrimtar, profesor letërsie dhe i njohur për pajtimin e gjaqeve te shqiptarët në vitet e 90-ta.

Nga viti 1960 deri në vitin 1968 ligjëroi Letërsinë e Vjetër Shqipe, Historinë e Letërsisë dhe gjuhën Latine në Universitetin e Prishtinës.

Nga viti 1968 ishte shef i Departamentit të Folklorit në Institutin e Studimeve Shqiptare në Prishtinë.

Që nga viti 1959, Çeta grumbulloi materiale folklorike nga të gjitha trevat e Kosovës. Nga viti 1953 deri në vitin 1987 botoi 16 libra me folklor të mbledhur nga të gjitha trevat e Kosovës (këtu përfshijnë përralla, mite, balada, legjenda, këngë etj).

Në vitin 1990, ai ishte themeluesi i Komitetit për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.

Çeta vdiq në Prishtinë në vitin 1995.

Më 30 prill 2010, Çetta është nderuar me çmimin “Medalja e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm-Dr. Ibrahim Rugova”, nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu.