Sipas draft-statutit të FES-it, Asociacioni do të financohet edhe nga Serbia

Fondacioni “Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe “Instituti Evropian për Paqe” kanë publikuar draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas këtij draft-statuti, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Mirëpo kur bëhet fjalë te financat, Asociacioni në fjalë mund të financohet direkt nga shteti i Serbisë dhe jo vetëm.

“Asociacioni/Bashkësia do të financohet nga: Kontributet nga anëtarët e saj; Të ardhurat nga shërbimet e ofruara nga Asociacioni/Komuniteti, kompanitë e saj ose nxjerrë nga pasuritë e tij të luajtshme ose të paluajtshme; Transferet nga autoritetet qendrore; Kontributet, grantet, donacionet, si dhe mbështetje financiare nga shoqata dhe organizata të tjera, vendase dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Republikën e Serbisë”.