Shqetësuese dhe e dhimbshme, 30 të vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.
 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995.930 doza të vaksinës.
 Deri më sot 347.344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
 Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
 Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes.
 Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314.
 Në total numri i rasteve aktive është 19.923.