Shkolla e Gllarevës po bëhet me fushë të re sportive, drejtori Hasanaj falënderon KFOR-in

Drejtori i shkollës “Dëshmorët e Qendresës”, në Gllarevë, Uran Hasanaj ka falënderuar KFOR-in për nisjen e ndërtimit të fushës së sporteve.

“Sot kishim kënaqësinë që së bashku me KFOR-in (donatorët e ketij projekti) të fillojmë ndërtimin e fushës së sporteve në shkollën ” Dëshmorët e Qendresës” në Gllarevë.
Në emër të kolektivit dhe gjithë fshatit tonë e falenderoj KFOR-in për këtë projekt!”, shkruan ai në FB.