Shefja e kabinetit të kryeministrit i reagon ministrit të Drejtësisë: Për tri orë u dakorduam për parime në Bruksel

Ardita Dushi, e cila është në pozitën e shefës së kabinetit të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, i ka reaguar ministrit të Drejtësisë Selim Selimi.

Selimi që vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kritikuar të parin e qeverisë se ai nuk e kishte marrë në takim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Dushi me këtë rast e ka publikuar një fotografi të datës 16 korrik, ditën kur edhe delegacioni i kryesuar nga shefi i ekzekutivit është takuar me presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Në foto shihen bashkë kryeministri Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj si dhe vet ministri i Drejtësisë Selim Selimi.

Ajo në mbishkrimin e fotografisë shkroi:

“3 orë përgatitje dhe dakordime mbi parimet Bruksel 16.07.2020 #PuzzleCompleted