SBASHK përfundimisht heq dorë nga grevat, kaq kërkon të jetë koeficienti në Ligjin e ri të Pagave

Sindikata e Bashkuar e Arsimit përfundimisht ka hequr dorë nga grevat, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar Sekretari i SBASHK, Ymer Ymeri në një përgjigje për Gazeta Blic.

Sipas tij, SBASHK-u ka hequr dorë nga vazhdimi i grevës, e shkak për këtë është bërë Ligji i ri i Pagave, e që sipas Qeverisë pritet të jetësohet në fillim të shkurtit të këtij viti.

Ymeri ka thënë se në mbledhjen e mbajtur të Këshillit të SBASHK-ut, me drejtoritë komunale të Arsimit, kanë njoftuar BSPK-në për heqje dorë nga grevat në arsim.

“Ligji i ri i pagave përafërsisht plotëson diku rreth 60 ose 70% të kërkesave të punëtoreve të Arsimit”, ka thënë ai.

Sipas tij, në Ligjin e ri të Pagave koeficienti duhet të jetë jo nën vlerën e 120 eurove.

“Propozimi ynë është që koeficienti të jetë 120 euro nëse është edhe i më i lartë atëherë është edhe më mirë, por nuk duhet të jetë nën 120 euro, Në rast se vlera do të jetë më e ulët se kjo shifër ne do të negociojmë përmes BSPK-së me Qeverinë për këtë çështje”, tha Ymeri.

Gjithçka që dihet deri më tani është se Ligji i ri i Pagave është votuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës dhe që pritet të filloj së zbatuari nga 1 shkurti, por që çuditërisht Qeveria e Kosovës po e mbanë sekret çështjen e koeficientit.

SBASHK kishte mbajtur për ditë të tëra greva të përgjithshme në Arsim.

Pavarësisht disa takimeve me qeverinë nuk kishin arritur ndonjë marrëveshje për çështjen e pagave.

Në fund, SBASHK u tërhoq nga greva pro jo edhe nga kërkesa e MASHT që orët e humbura në këtë sektor të zëvendësohen të shtunave