Salih Morina, do të jetë pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Morina, i cili është shembull i gjeneratave të reja, përfaqëson në këto zgjedhje zërin e qytetarit, teksa qasja e tij është shumë profesionale dhe gjithëpërfshirëse duke depërtuar te të gjitha grupet dhe duke promovuar mesazhin e unitetit e duke ftuar në veprim.
Ai ishte Deputet ne Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike në dy mandate, më saktësisht, në legjislaturat e vitit 2011 dhe 2014. Teksa kërkon edhe një mandat të tretë për katër vitet e ardhshme.
Salih Morina, në listën e LDK-së do ta mbajë numrin 74.