Sabri Fejzullahu publikoi këngën e re “Romantika”

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu e ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Romantika” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Gazeta Sinjali.

Për riorkestrimin e këngës është përkujdesur Ardian Kastrati, ndërsa videoklipin e ka punuar “MProduction”.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./