Rruga “Mic Sokoli” e harruar nga Komuna e Klinës, banorët e mirëmbajnë vet atë

Qytetarët në vendin tonë, vazhdojnë ende të ballafaqohen me probleme të shumta, një nga to është edhe mos-rregullimi i rrugëve.

Njësoj ka ndodhur edhe me rrugën “Mic Sokoli” në Lagjjën Tigvesh në Klinë.
Një banor ka thënë për Klina Info, se pavarësisht premtimeve nga Drejtoria e Infrastrukturës, rruga s’është përfunduar asnjëherë.

“Me mjetet vetanake të banorëve është mirëmbajt rruga. Kemi bërë kërkesë me shkrim me nënshkrimin e banorëve, por askush nuk e ka marrë parasysh”, ka treguar ai.