Rrahet keq gjyqtari Fatmir Tahiri, arrestohet trajneri pas ndeshjes

Në ndeshjen e Ligës së Parë, Vitia – 2 Korriku ka shpërthyer “dajaku”.Pas ndeshjes është rrahur keq gjyqtari Fatmir Tahiri nga ana e kryesisë së Vitisë dhe shtabi teknik i këtij ekipi.

Pas ndeshjes është arrestuar nga Policia e Kosovës, trajneri i Vitisë, Milaim Zuzaku derisa në një video të siguruar nga “Zeri.info”, Zuzaku shihet duke u arrestuar.Ndryshe, 2 Korriku e fitoi këtë ndeshje me rezultat 1:2.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 13-të në Ligën e Parë

2 Korriku me këtë fitore ndodhet në pozitën e tetë me 17 pikë kurse Vitia ndodhet e treta me 10 sosh.