Ramiz Kelmendi shtrihet në një spital jashtë vendit për shkak të infektimin me COVID-19

Biznesmeni i njohur, Ramiz Kelmendi është infektuar me Covid19.

Ai tha se për shkak të kujdesit ndaj organit vital të transplantuar kohë më parë, është  shtrirë në një institucion shëndetësorë profesional jashtë Kosovës.

Kelmendi shtoi se është duke e kaluar këtë sfidë me një temperaturë të lehtë.

Njoftimi:

Covidi tek personat me transplant zgjatë më tepër se tek personat e tjerë dhe kërkon kujdes të veçuar.

Andaj, për shkak të transplantit dhe kujdesit ndaj organit vital të transplantuar kohë më parë, tani më është sygjeruar të shtrihem në një institucion shëndetësorë profesional jashtë Kosovës, për të tejkaluar edhe këtë sfidë.

Aktualisht jam mirë, me një temperaturë të lehtë dhe ju falenddroj të gjithë juve që më mbështetët për ti kaluar sfidat shëndetësore të gjertanishme.

I falënderojë familjarët, kolegët dhe bashkëpunëtorët për kujdesin e treguar gjatë këtyre dy viteve që mos të infektohem, por tani po duket se  kjo valë e Covid 19, ishte më e rrebtë dhe nuk munda ti shpëtoi infeksionit.

Familjes u jam mirënjohës, që edhe pse të gjithë ishin të infektuar shumë kohë më parë, ndaj meje treguan kujdes të shtuar. Andaj, kujdesi dhe vaksinimi, janë vendimtare për të tejkaluar këtë Pandemi.

Me respekt;

Ramiz Kelmendi