QKMF në Klinë, ndeshje vëllazërore me diasporën

Ekipi i QKMF-së “Nënë Tereza” në Klinë ka mbajtur edhe këtë vit aktivitetin tradicional për festat e fundvitit.

Këtë vit ata zhvilluan lojë miqësore me diasporën nga Fushë – Kosova, Llapi dhe Klina.

Ndeshjet u zhvilluan në Palestrën “Adem Jashari”, në Klinë.