Qentë endacakë gjithandej në Klinë, prindër në frikë për fëmijët

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë një nga shqetësimet e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Këto kafshë i shohim gjithandej, madje në turma të mëdha.
Edhe në qytetin e Klinës, shpesh kemi parë këto kafshë, të cilat rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve.
Madje prindërit për Klina Info kanë thënë se halli më i madh i tyre janë fëmijët, të cilët nga frika po detyrohen t’i dërgojnë e t’i marrin çdo ditë nga shkolla.
E, një plan konkret nga Komuna ende s’është marrë./Klian.info/