Presidentja e PE-së, pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Shefi i EULEX’it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se Presidentja e Parlamentit Evropian (PE), Roberta Metsola e përkrah Kosovën drejt procesit të liberalizmit të vizave.

Ai në një postim të bërë në Twitter, ka treguar se Metsola është pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kjo ndodhi pas diskutimit të saj me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel disa muaj më parë.

‘’ Metsola gjithashtu u shpreh fuqishëm në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën duke iu referuar një diskutimi me të cilin ka pasur @VjosaOsmaniPRKS në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel disa muaj më parë’’, ka shkruar Gunnar Wigemark.