Prandalohet kontrabandimi i videolojërave elektronike në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Sot në Qendrën Korrektuese në Dubravë rreth orës 08:45 është parandaluar futja e kontrabandës brenda Qendrës, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sipas SHKK-së gjatë bastisjes janë gjetur një pajisje videolojërash elektronike, të tipit “Playstation” në pjesë të kamufluar janë gjetur tre telefona mobil, një Sim-Kartelë, një Flash USB dhe tri kabllo për mbushje  telefonike.

Shërbimi Korrektues ka njoftuar se ndaj të burgosurit të dyshuar për  “Playstation” me gjëra të komofulara është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia. 

Bazuar në njoftim ky parandalim është arritur përmes rrugëve operative nga oficerët korrektues  pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës.