Policia kap dy burrat që tentuan të vrisnin një person në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy burra në Drenas për tentim vrasje,

Arrestimi i të dyshuarve është bërë të hënën ndërsa rasti kishte ndodhur me 5 shkurt. Sipas policisë dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Ilaz Kodra, Gllogoc, 05.02.2021 – 12:57.  Më, 08.02.2021 lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë dhe në konsultim me prokurorin, të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.