Policia e Kosovës të mërkurën merr vendim për protesta

Sindikata e Policisë së Kosovës i ka dhënë afat Qeverisë Hoti që deri të martën e 15 shtatorit t’iu përgjigjet kërkesave të tyre.

Por deri tash nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Këtë e ka konfirmuar Shaban Tasholli nga Sindikata e Policisë së Kosovës.

Tasholl i ka thënë Infokusit se deri tash nuk kanë marrë asnjë informatë për kërkesat e tyre.

Kësisoj Tasholli ka treguar se të mërkuren do të mblidhen e të vendosin për protesta.

“Jo ende nuk kemi asnjë informim ta shohim edhe nesër, pasnesër e marrim vendimin për protestë”, ka thënë Tasholli për Infokus.

E këta përveç tjerash i kanë katër kërkesa bazike.

“Pako e 300 eurove, pagesa për ndërrim të natës, shujta dhe puna jashtë orarit”, janë kërkesat kryesore që Tasholli i ka treguar Infokusit që ja kanë nisur Qeverisë së Kosovës