Policia e Kosovës ka shqiptuar 1111 tiketa trafiku gjatë ditës së djeshme

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar gjithsej 45 aksidente, ku 17 prej tyre me të lënduar, 28 vetëm me dëme materiale.

Kurse për mos respektimin e rregullave të komunikacionit, janë shqiptuar gjithsej 1111 tiketa trafiku.

Derisa për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 26 persona, 17 prej tyre në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.