Policia dënon këmbesorin pasi ecën ngadalë në zebra

Jo vetëm të qeshesh por edhe të ecësh ngadalë në zebra, mund të merrni gjobë nga Policia e Kosovës.

Pavarësisht së është zonë e këmbësoreve, Polica ka shqiptuar gjobë një qytetari të Prizrenit i cili sipas tyre ka ecur ngadalë, shkruan Gazeta inFokus.

“Lëvizja e lirë e këmbësorit në vija të këmbësoreve në mënyre të ngadaltë ka penguar qarkullimin normal të Automjeteve” thuhet në tiketën e shqiptuar këtij personi.

Për ecjen të ngadaltë ky person do të dënohet me gjobë 20 euro.

Tani e tujet qytetaret e Kosovës përveç se duhet të kenë kujdes të mos bien në radarë me vetura gjithashtu duhet të kenë kujdes edhe për mënyre si ecin.

Kujtojmë gjatë këtij viti Policia ka gjobitur edhe një qytetare në Prishtinë për arsye se ka prishur qetësin publik duke qeshur me zë të lartë.

Gazeta inFokus ju sjellë tiketën e shqiptuar nga Policia./Gazeta inFokus/