“PIRATI”, Muriqi është idhulli i ri i tifozëve të Mallorcas

Vedat Muriqi u transferua në Spanjë në La Liga për të mbajtur veshur fanellën e Mallorcas. Tek Lazio nuk arriti të linte gjurmë dhe tek skuadra spanjolle pritet të ketë minuta për të ndihmuar skuadrën.

Muriqi menjëherë fitoi vendin e titullarit në sulmin e Mallorcas dhe është kthyer në idhullin e tifozëve të skuadrës spanjolle vetëm në një kohë shumë të shkurtër.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka dhënë impakt të menjëhershëm, ku shënuar gol dhe ka dhuruar asist në dy ndeshjet e tij të para në La Liga, duke bërë kështu një nisje të përsosur.

“Pirati“ ka rrëmbyer menjëherë zemrat e tifozëve, të cilët kanë gjetur heroin e tyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Gjatë sfidës së mbrëmjes së djeshme, një grup tifozësh kanë hapur një banderolë në tribuna. “Ishulli i piratit“, shkruhet në të së bashku me emrin e Vedat Muriqit, si dhe një imazh i sulmuesit duke festuar.