Përplasen dy vetura në Llaushë të Skenderajt, lëndohen 3 persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Si pasojë e këtij aksidenti ku të përfshira kanë qenë dy vetura, tre persona kanë mbëtur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka deklaruar se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës ndërmjet veturave.