Përleshje me thika në Pejë, dyshohet për një të lënduar

Një përleshje me thika dyshohet të ketë ndodhur para pak minutash në qendër të qytetit të Pejës.

Sipas informacioneve të para, një person dyshohet se ka marrë lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes shihet te ketë dalë njësiti policor i cili po merret me rastin.

Po ashtu, vendi ku ka ndodhur ngjarja është rrethuar me shirit të policisë për hetime