Përfundon ndeshja Tottenham – Ajax, kjo skuadër i afrohet finales (VIDEO)

Tottenhami dhe Ajaxi kanë zhvilluar takimin e tyre të parë, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e Ajaxit ka arritur një fitore shumë të madhe në udhëtim me rezultat minimal 1-0, duke bërë një hapë të madh drejtë finales së Ligës së Kampionëve.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Van De Beek në minutën e 15’ të takimit.

Londinezët u munduan ta barazojë rezultatin deri në fund, por nuk arritën ta thyejn një mbrojtje fantastike të holandezëve, dhe do të udhëtojnë në Amsterdam me disavantazh prej një gole.

Kujtojmë së dueli kthyes luhet pas një javë në “Johan Crujjf Arena”./Gazeta inFokus/

SHARE