Përfaqësues të OVL-UÇK-së ngushëllojnë familjen e Adem Morinës në Grabanicë të Klinës

Kryetari i degës së OVL-UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj, së bashku me Ish-zv. komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe njëherit Sokol Bashota, si dhe një grup invalidësh të luftës, miq dhe bashkëluftëtarë, kanë vizituar sot familjen e Adem Morinës në fshatin Grabanicë të Klinës për t’i shprehur ngushëllimet ish- ushtarit dhe invalidit të UÇK-së Hazir Morinës, pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Adem Morina, shkruan Klina Info.

Gjatë vizitës u vlerësua lart kontributi i të ndjerit Adem Morina dhe sakrifica që ai dhe familja e tij kanë bërë për lirinë e vendit.

Përfaqësuesit e OVL-UÇK-së theksuan se vlerat e luftës duhet të ruhen e të respektohen, ndërsa familjet që kontribuuan për liri meritojnë nderim të përhershëm.