Për një person, bllokohet tërë fshati, të rejat e fundit nga Dumnica e Podujevës

Një person nga Dumnica e Podujevës është konfirmuar si i diagnostifikuar me koronavirus. Kjo ka bërë që ky fshat i madh i Podujevës të bllokohet sot totalisht.

Indeksonline mëson se policia nuk po lejon hyrje as dalje në Dumnicë. Dyshohet se personi ka patur kontakt me shtatë shtëpi.

Banorët e Dumnicës në kushte anonimiteti tregojnë për Indeksonline se shqetësimi është i madh ngase ka simptoma të gripit edhe tek persona të tjerë.

Megjithatë, banorët janë nën masa sigurie dhe kontrolli nga institucionet përgjegjëse dhe ndaj tyre po mirren të gjitha masat e duhura shëndetësore.

Llapjani i infektuar me koronavirus është 62 vjeçar, i ardhur nga Italia pak ditë më parë./