Pasi mposhti gjithë kundërshtarët Klubi i Volejbollit Klina kalon në SUPERLIGË B

Sot Klubi i volejbollit të femrave Kv.Klina bëri krenar gjithë qytetin e Klinës pasi shënoi fitoren e fundit të këtij sezoni vjeshtor që ua siguron hyrjen automatike në Supërligën B.
Këtë rezultat të jashtzakonshëm ata ndan me ne në faqen zyrtare të tyre.
Lexoni të plotë njoftimin e tyre.

KV.KLINA ME DY KËMBËT NË
SUPERLIGË B.

Sot pas një fitoreje të thellë në Prishtinë, Klubi ynë për herë të parë në historinë e Volejbollit të femrave të Klinës arrin të hyjë në mënyrë automatike në Superligën B pasi mposhti të gjitha ekipet në Ligën e parë.
Kjo fitore bashkë me gjitha të tjerat nuk janë të rastësishme për ne. Këto janë rezultat i një pune të stërmundimshme, me përplot sfida, lot gëzimi e dhimbje të cilat në fushë nuk kanë qenë aspak të dukshme pasi kemi bërë të pamundurën për t’i harruar.
Jemi jashtzakonisht të lumtur që sot realizuam ëndrrën tonë të kahmotshme falë përkushtimit dhe vullnetit të zjarrtë që na ka mbajtur gjithmonë.
Pa dyshim që ky fund është rezultat i dy trajnerave tanë të mrekullueshëm, të cilët kanë bërë atë që rrallëkush do mund ta bënte, të luftonin shpeshherë vetëm me forcat e tyre për të nisur gjithqka nga zero dhe për të arritur me plotë meritë këtu ku jemi sot.
Pas kësaj dite ne na pret mbi supe një përgjegjësi edhe më e madhe, të cilën ju premtojmë që do ta mbartim duke punuar edhe më fort se qe kemi bërë deri deri tash.
Faleminderit gjithë ata të cilët janë të shumtë e nuk do të mund t’i përmendim me emra për përkrahjen e vazhdueshme që na kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe e pa të cilën nuk do mund t’ia kishim dalë.
Faleminderit edhe njëherë nga zemra dhe shihemi në sezonin pranveror në ndeshjet e radhës.

SHARE