Pamje të eskavatorit “Benita Company” të kallur në veri, disa orë pas zgjedhjeve lokale

Një eskavator i një kompanie kosovare është djegur mëngjesin e së hënës në veri. Ngjarja ka ndodhur në Zveçan disa orë pas përfundimit të zgjedhjeve në veri.

Burime të Klina info bëjnë të ditur se eskavatori është i kompanisë “Benita Company Shpk”. Mjeti shërbente për punët që po bëhen në këtë zonë në një projekt të Komisionit Evropian

Rastin e djegies së eskavatorit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. “Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një ekskavator.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar” thuhet në njoftimin e Policisë./