Pamje nga gjuajtja me armë në Ferizaj, një person i vrarë dhe një i plagosur

IndeksOnline raportoi për një gjuajtje me armë në komunën e Ferizaj në orët e vona të natës së kaluar.

IndeksOnline mëson se si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Në video shihet një i ri me plagë në trup duke pritur që të arrij autoambulanca.

Përreth ka një numër të madh të qytetarëve të shqetësuar për ndodhinë.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë informatë zyrtare për këtë rast.