Home Blog Page 929
Kryeministri britanik Boris Johnson do të japë dorëheqjen sot, raporton BBC. Dorëheqja e tij pritet të vijë pas një morie dorëheqjesh të vartësve të tij në kabinetin qeveritar. Ai do të dorëhiqet nga posti i të parit të partisë konservative, ndërsa do të vazhdojë si kryeministër deri në vjeshtë. Ndërkaq, një garë për kryetar brenda partisë do të mbahet këtë verë. Po...
Një burrë është gjetur pa shenja jete dje në Drenas në katin e dytë të lokalit të tij. Në raportin e policisë thuhet se familjaret e kanë dërguar viktimën pa shenja jete në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar të enjten se ka miratuar rekomandimin për dozën e katërt të vaksinës anti-COVID. Siç bëhet e ditur në njoftim, doza e katërt lejohet për grupmoshën mbi 60 vjeç, të paktën katër muaj pas marrjes së dozës së tretë. MSH-ja ka thënë se vaksinimi bëhet në qendrat e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor...
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë, me fillim nga ora 10:00. Çmimi i benzinës ka rënë edhe për një cent në krahasim me dje, ndërkaq ai i naftës ka mbetur i njëjtë. Nafta do të ketë çmimin e njëjtë për 1.78 euro për litër, derisa...
Aktualisht në vendin tonë janë 1 mijë 521 raste aktive me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 341 raste të reja me këtë virus. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 64 pacientë.
Me urdhër të Gjykatës dhe Prokurorisë së Ferizajt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion në qytetin e Shtërpcës, ku janë duke u bastisur disa lokacione. Prokurori Rasim Maloku ka konfirmuar për mediat se ky aksion nuk lidhet direkt me ndërtimet pa leje në Brezovicë por ndërlidhet me disa të arrestuar të Brezovicës pasi që njëri nga ta, përkatësisht ish...
Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell por vranësirat mund të jenë prezent përgjatë relievit malor. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.
Një burrë i moshës 57-vjeçare është gjetur sot pa shenja jete në Komoran. Sipas raportimeve të mediave lokale, ai dyshohet të jetë varur, shkruan Indeksonline. 57-vjeçari është Hajrullah Rexhepi nga Zabeli i Epërm i Drenasit.
Në Gjakovë u nderua mjeku Mentor Salihi i cili vdiq nga lëndimet që mori në aksidentin e ndodhur një javë më parë. Kolegët dhe familjarët e përshkruan si profesionist të përkushtuar ndaj punës, ndërkaq axha i 25 vjeçarit tregoi edhe për planet që i bënte i ndjeri për dasmën e vet. Edhe kryetari  i Gjakovës, Ardian Gjini, shkoi për ngushëllime të...
Policia e Kosovës, më 6 dhe 7 korrik 2022 ka filluar nënshkrimin e kontratave të marrëdhënies së punës për kadet policorë (gjeneratën e 57-të të PK-së), të cilët trajnimin themelore do të fillojnë më 12.07.2022. Kjo gjeneratë do të përbehet nga 462 kadet policorë. Nënshkrimi i kontratave bëhet pas përfundimit të të gjitha fazave të testimeve, ku këtë konkurs...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS

x