Home Blog Page 928
Gazetari i njohur, Kastriot Myftaraj, është ndarë nga jeta mesditën e sotme, pasi dyshohet se kreu vetëvrasje. Rastin e ka konfirmuar Policia e Shtetit, të cilët kanë bërë të ditur se Myftaraj u hodh nga kati i katërt i banesës në lagjen Ali Demi në Tiranë. Abc news raporton se gjithë ngjarjen e ka parë nëna e tij, e cila jetonte...
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 258 raste të reja me Covid-19. Konfirmimi i këtyre rasteve ka ardhur pas testimit të 810 mostrave. Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 177 qytetarë. Numri i rasteve aktive ka arritur në 1 mijë e 602.
Boris Johnson: Unë dua tju them miliona njerëzve faleminderit për mandatin. Unë kam këmbëngulur të vazhdoj të mbaj postin e kryeministrit se pse ky është detyrimi im I asaj që ju premtova kur mora mandatin. Është e qartë se tani është vullneti i Partisë Konservatore parlamentare që të ketë një lider të ri të partisë dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri.
Të shtunën, më 9 korrik, të gjithë besimtarët muslimanë do të festojnë Kurban Bajramin. BIK ka njoftuar se Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:43 të mëngjesit. Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 5.43 min, të cilit do t’i prijë kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Buhan ef. Hashani, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do...
Dogana e Kosovës ka kapur mbi 6 ton mallra të kontrabanduara. Sipas njoftimit, Njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ sot kanë parandaluar katër raste të tentim kontrabandës në regjionin e Mitrovicës. Njësitë e Doganës kanë identifikuar automjetet e dyshimta të cilat edhe janë ndaluar në orët e mëngjesit. Automjetet transportuese të ndaluara kanë qenë duke...
Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci ka njoftuar sot se ka hapur periudhën e aplikimit për grante për vitin 2022, ku investimet në kuadër të këtij program kapin vlerën mbi 26 milionë euro. “Përmes këtij programi do të përkrahen projektet investive të fermerëve dhe agrobizneseve në gjithë territorin e Kosovës”, thuhet në njoftim. Në komunikatën për media janë dhënë...
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, me datën 06.07.2022, ka zhvilluar operacionin e koduar “Mali”, ku, pas një hetimi disa mujor, me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është bërë kontrolli i shtëpive, banesave dhe objekteve përcjellëse, në fshtarat Ivajë-Kaçanik,...
Një grua në Prishtinë ka penguar në punën e tyre dhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Sipas raportit të dy policët kanë marrë lëndime të lehta dhe kanë marrë edhe tretman mjekësor, derisa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi ajo ka penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtar policorë të cilat ishin...
Policia e Kosovës ka kryer bastisje në disa lokacione në Shtërpcë, ku strukturat ilegale serbe kishin vendosur kamera, në mënyrë që preisdenti serb, Aleksandar Vuçiq të shihte me figurë gjithçka çfarë ndodh. Me urdhër të Gjykatës së Ferizajt, në një aksion që po vazhdon ende dhe që po mbikëqyret nga Prokuroria, Policia mëngjesin e sotëm ia ndali Vuçiqit transmetimin ‘live’...
Është zhdukur një vajzë e mitur në Gjakovë. Rastin në polici e ka raportuar babai i saj. “ Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij   kosovare e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raport. Tutje, policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS

x