Home Blog Page 598
Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë, është mbajtur sot seanca e dytë e rregullt e punës për vitin 2023. Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi dhe të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, Prof.Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, anëtarë të Kuvendit, drejtorë të Drejtorive, përfaqësues të OSBE-së dhe media. Kryesuesi Gashi, hapi punimet e seancës...
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se është hapur aplikimi për Pagesa Direkte Subvencione 2023. Peci në Facebook ka shkruar se aplikimi zgjat 30 ditë kalendarike dhe fillon nga sot. “Sa i përket aplikimit për kulturat me sipërfaqe të cilat duhet të digjitalizohen, më lejoni që t’iu informoj se aplikimi fillon nga data 17.03.2023, për arsye të ndryshimeve të nevojshme...
Pejë- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person në Pejë, pasi dyshohet se si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme, ka sulmuar fizikisht një grua. Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:20 në Brestovik të Pejës, Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti si pasojë e...
Bashkimi Evropian e ka publikuar të plotë Propozimin Evropian për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Propozimi përmban gjithsej 11 nene. Ky është propozimi, i publikuar i plotë në faqet zyrtare të BE-së: Të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre për ruajtjen e paqes, Të përkushtuar për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale në Evropë dhe për të kapërcyer trashëgiminë...
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e përkrah pajtimin e marrëveshjes mes Kurtit dhe Vuçiq sot në Bruksel. Ai thotë se pajtimi për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është një e arritur e madhe. “Pajtimi për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është një e arritur e madhe.Marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës,...
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka thënë se palët janë pajtuar për planin franko-gjerman, por që do të diskutohet në takime të ardhshme për modalitete të zbatimit të planit. Ai premtoi se marrëveshja eventuale do të largojë barrierat në mes të shteteve dhe do të sjellë investime të reja evropiane në rajon. Pas takimit,...
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq në Bruksel në prani të ndërmjetësve europianë, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak, nga ora 15:00 kanë zhvilluar takime të ndara me dy udhëheqësit. Në fillim u mbajt takimi me Kurti, pastaj me Vuçiqin Ndërkaq, pas këtij takimi të përbashkët pritet një konferencë për...
Ministria e Brendshme ka njoftuar se situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet, pas pranimit të kontingjentit të ri të dokumenteve blanko, “Me qëllim të furnizimit me pasaporta dhe patentë shoferë për ata që janë në pritje si dhe aplikimet e reja, Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil, do të punojë me kapacitete të...
Shqipëria dhe Mali i Zi kanë rënë dakord për ngritjen e një ure mbi lumin Buna. Ajo do jetë një pikë e afërt lidhjeje me Velipojnë këtej, dhe Ulqinin në Malin e Zi. Ura e gjatë 310 metra do të shkurtojë distancën me dy qendrat turisitikë nga 67 që është sot në rreth 20 km. Projekti i prezantuar nga kryeministri...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit pasditen e së hënës në Bruksel nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Takimi, i cili nis pak pas orës 15:00, po zhvillohet në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Dy diplomatët perëndimorë do të presin më pas...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS

x