Home Blog Page 1269
14 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.892 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.647.674 doza të vaksinës. Deri më sot 773.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.742 testime, 8 qytetarë...
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për rënien e blloqeve në termocentralin “Kosova A”, që ndodhi para disa ditësh. Ajo tha se nga KEK-u i kanë arsyetuar se bëhet fjalë për shkaqe teknike. Para Komisionit për Ekonomi, Rizvanolli tha se KEK-u dhe KEDS kanë formuar një komision hetimor për të zbardhur këtë rast. “Aktualisht, KEK-u nuk ka kontratë me ndonjë...
Njëri ndër akterët kryesor të UÇK-së, Daut Haradinaj e ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij, Mujë Krasniqi në 23 vjetorin e rënies heroike. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj tha se Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarë ranë heroikisht, për ta bërë realitet ëndrrën shekullore për liri e pavarësi. ‘Shumë vite kemi rrugëtuar bashkë me të, shumë kujtime kam për...
Komuna e Vushtrissë ka marrë vendim që të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike dhe hedhjen e fishekzjarreve. Në urdhëresën e lëshuar nga kryetari i kësaj komune Ferit Idrizi specifikohet se ndalohet ndezja e fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në zona të banuara, rrugë, sheshe dhe tregje. Kjo ndalesë vlen nga data 15 dhjetor deri...
Sot mbushen 23 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar. Gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit 1998, luftëtarët e UÇK-së derisa po sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, te vendi...
Ambasadori i ri i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku, i ka prezantuar letrën kredenciale presidentit slloven, Borut Pahor. Presidenti Pahor ka publikuar një fotografi në rrjetin social Twitter, me rastin e prezantimit të ambasadorit Sadiku. “Ambasadori i ri i emëruar i Republikës së Kosovës, Valdet Sadiku ka prezantuar letrën e kredenciale tek presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor”, thuhet në...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, policia ka gjobitur persona që nuk kanë respektuar ligjin, më saktësisht janë dënuar 1 466 persona për mosrespektimin e ligjit në trafik. Ndërsa 235 persona të tjerë janë gjobitur për shkak se nuk kanë respektuar masat që parashohin ndalimin dhe luftimin e Covd-19. Në të njëjtën ditë kanë ndodhur 1 aksident me fatalitet, 14...
Projektligji për Financimin e Partive Politike në Kosovë ishte temë diskutimi ndërmjet subjekteve politike dhe shoqërisë civile. I pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.  Shefi i ekzekutivit, tha se ky projektligj është rëndësisë së veçantë, teksa kërkoi konsensus partiak. Ai tha se i njëjti duhet të pranohet edhe nga partitë tjera, duke shtuar se paratë e partive politike të...
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në tre vjetorin e miratimit të pakos ligjore themelore që legjitimoi mandatin ushtarak të FSK-së, krahas themelimit të ministrisë së udhëhequr nga ai, është krenuar me arritjet e deritanishme të ushtrisë. Ai ka thënë se sot ka arsye të fuqishme që të gjithë të ndihen krenarë për të arriturat e deritanishme të FSK-së. Ministri Mehaj falënderoi...
Më 14 dhjetor 2018, Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri. Ligjet që u miratuan ishin Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligji për Shërbim në Forcën...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS

x