OVL UÇK – Dega në Klinë me kryetarin Elezaj vitizuan Prekazin dhe bënë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Grabanicë

Organizata e Vteranëve të luftës, Dega në Klinë gjatë ditës së sotme, kanë bërë homazhe në Prekaz.

Me këtë rast vizituan Kullat e Jasharajve, gjithashtu ata bënë homazhe edhe te shtatorja e komandantit Mujë Krasniqi në Klinë.

Ata ishin për homazhe edhe te varrezat e Dëshmorëve në Grabanicë bashkë me kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj.

Gjithashtu OVL në Klinë vendosën lule te varri i veteranit Xhavit Hoti, me rastin e 2 vjetorit të vdekjes së tij.