Organizuar nga CIPOF dhe Komuna e Klinës

Organizuar nga CIPOF dhe Komuna e Klinës debat diskutimi ku në fillim ka folur Jo-Anne – Zyrtare e lartë për Barazi Gjinore ,në UNMIK, z. Mevlude Murteze Drejtoreshë e CIPOF, me pas është shfaqur dokumentari “Jo prona jote”mbas dokumentarit të ftuar në panel për të diskutuar për të drejtën pronësore dhe dhunën në familje ishin të ftuar në panel z. Prenk Palushi Gjykata themelore Pejë-dega Klinë, z.Zenun Zeqa nga Drejtoria e Kadastrit dhe Gjeodozisë, Tahire Gashi përfaqësuese nga shoqëria civile dhe zyrtarë nga Qendra për Punë Sociale Klinë

Synimit i kësaj ngjarje ishte që pas shfaqjes së filmit të diskutohet nga të ftuarit panelistet rreth problematikes së trashëgimisë dhe ndarjes së përbashkët të pronës së grave edhe vajzave poashtu sfidat e vështërsit tjera që dalin si pasoj e mos realizimit të drejtës së pronës si dhe mundësi drejt përmirësimit të gjendjes.
Në debat fjalën e mori z. Palushi ku njoftoi të pranishmit për infrastrukturën Ligjore me theks të veçantë Ligjin mbi familje, ku Ligji garanton të drejta të barabarata dhe si Gjykata i trajton rastet me prioritet dhe e gjithë procedura mbetet konfidenciale.
Z. Zeqa nga Drejtoria e Gjeodozisë dhe Kadastrit njoftoi të pranishmit për Udhëzimin Administrativ i cili ju mundëson regjistrimin e Pronës në emër të dy bashkëshorëtve pa taksë Komunale.
Përfaqësuesja e Shoqerisë civile nga OJQ ZANA Klinëz Gashi njoftoi për aktivitet që janë ndërmarrë nga OJQ ZANA, për vetëdijesimin e popullates për të drejta të barabarta pronësore dhe për të lajmëruar rastet e dhunës dhe se kanë bashkëpunim me Institucionet Lokale në Klinë. Po ashtu në vitin 2018 Zana e përkrahur nga Agjencioni për Barazi Gjinore nga Zyra e Kryeministrit dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodozi Klinë kanë mbajtur Fushatë vetëdijesuese për regjistrimin e pronës në emër të përbashkët të bashkëshorteve pa taksë Komunale.
Zonja Gashi potencoi faktin Infrastruktura Ligjore është bazë e mirë dhe se duhet një kordinim më i mire sa i përket trajtimit të rasteve të dhunës në familje dhe shoqëri, më tej Gashi ka shtuar së është obligim ligjor dhe moral që të trajtojë ratstet e dhunës në mënyrën sa më mire të mundshme.
Në fund tha se shoqëria civile duhet të vazhdojë të ngrisë vetëdijen për të drejta të barabarta në familje dhe të luftojë fenomonin e dhunës në familje.