Operacion jo i rëndomtë në Spitalin e Pejës, largohet tumori i veshkës 32 cm

Sot në Spitalin Regjional të Pejës është realizuar me sukses një operacion jo i zakonshëm për heqjen e tumorit në veshkë, me një madhësi prej 32 cm, i cili kishte përfshirë veshkën, gjëndrën mbiveshkore, fshikëzen e urinës dhe një pjesë të aortës abdominale, tek një pacient i moshës 46-vjeçare,

Ky operacion i cili zgjati rreth 3 orë e gjysmë u realizua nga urologu, Shkelzen Elezaj dhe ekipi i tij.

Lajmin e ka bërë të ditur urologu, Shkelzen Elezaj, i cili përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar operacionin si të gjatë, të mundimshëm por të suksesshëm.

“Falenderoj asistentet e mi Dr. Viganin dhe Dr. Kushtrimin, instrumentaret Majlinden dhe Vloren dhe posaqerisht ekipen e anestezionit Dr.Arditen, Malen dhe Gazmendin”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se operacione të kësaj natyre për largimin e tumorit nga veshka janë realizuar edhe më parë nga urologu, Shkelzen Elezaj dhe ekipi i tij, madje me përmasa edhe më të mëdha se sa tumori i operuar sot.