Nxënësja nga Klina Marigona Marku përfaqëson Kosovën në Olimpiadën e 11-të Matematike Evropiane për Vajza-EGMO 2022!

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka bërë të ditur sot se është perzgjedhur ekipi i vajzave që do të përfaqesojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e 11-të Matematike Evropiane për Vajza “EGMO 2022”.

Olimpiada e matematikanëve EGMO 2022, mbahet nën organizimin e shtetit të Hungarisë, prej datës 06.04.2022 deri më datën 12.04.2022, ku shteti i Kosovës merr pjesë për herë të tretë në cilësinë e anëtarit me të drejta të plota.

Nxënëset që do të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në EGMO 2022 janë:

1. Yllkë Jashari
2. Marigona Marku
3. Blearta Kodraliu
4. Dora Lubishtani

Marigona aktualisht vijon mesimet në Gjimnazin e specializuar matematikor në Prishtinë.

.

SHARE