Nxënësit nga Klina garuan në “Olimpiadën Matematike të Kosovës 2021”, fituesit vazhdojnë në nivel nacional

Sot në Klinë, gjegjësisht në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Motrat Qiriazi” është mbajtur gara “Olimpiada Matematike e Kosovës 2021”, në nivel komunal,Shkruan Klina info.

Në këtë garë morën pjesë klasat 9, 10, 11 dhe 12, e cila u organizua nga DKA e Klinës në bashkëpunim me mësimdhënës të matematikës në nivel komune.

Sakaq, nxënësit fitues do të vazhdojnë tutje, të cilët do të garojnë në nivel nacional./Klina.info/