Numërohen 18,571 vota me kusht, Vetëvendosje merr shumicën e tyre

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Deri në orën 21:00 janë numëruar 18,571 vota nga rreth 30 mijë vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara sa janë gjithsejtë.

Nga këto vota të numëruara rezultati është si në vijim.

LVV – 9361 vota

PDK – 3475 vota

LDK – 1951 vota

AAK – 1552 vota

NISMA – 486 vota

Pjesa tjetër e votave iu takon partive tjera.

Pas numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta do të fillojë numërimi i votave nga diaspora.