Norvegjia i dhuron 440 mijë euro Kosovës për blerjen e respiratorëve

Norwegian flag in front of the city hall building in Oslo, Norway capital city during a sunny summer day.

Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë ka njoftuar se do të ndihmojë Kosovën me afro gjysmë milionë euro për blerjen e respiratorëve për të përballuar koronavirusin.

“Norvegjia do të kontribuojë me 5 milionë kruna norvegjeze për të ndihmuar në blerjen e respiratorëve të nevojshëm për Kosovën në dritën e shpërthimit të COVID-19. Një falënderim i madh për parterin tonë UNDP Kosova”, thuhet në njoftimin në Facebook