Një votues e shkatërron fletëvotimin në Serbi, e “voton” Albin Kurtin

Sot Serbia zgjedh presidentin për mandatin e ri, e ku në garë është edhe presidenti i vjetër, Aleksandar Vuçiq.

Mirëpo, një votues i pazakonshëm kishte hyrë sot në një vendvotim, shkruan “Jepi zë”.

Përveç që ka shkarravitur të gjithë kandidatët, ai ka “votuar” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke ia shkruajtur emrin në fletëvotim.

Ky votues që ka dërguar fotografinë në “Jepi zë”, është me prejardhje nga Lugina e Preshevës.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar zgjedhjet serbe, për çka serbët e Kosovës po votojnë në qytetet afër kufirit.