Një person gjendet i vdekur në një mal të Skënderajt

Një person është gjetur pa shenja jete në Skenderaj.

Policia njofton se rasti është lajmëruar nga një dëshmitar i cili e kishte gjetur viktimën në pyll.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.